Kosova beson në pafajësinë tënde RAMUSH HARADINAJ

Kosova beson në pafajësinë tënde RAMUSH HARADINAJ

“ Më i rëndësishëm se vendimi për mua është ai që do të merret në GJND për Kosovën. Ramush Haradinaj
21 korrik 2010
2,161
nënshkrime për peticion

Kjo faqe paraqet respektin tonë të thellë për të kaluarën, të tashmen dhe, para së gjithash, për të ardhmen e Kosovës.

Qytetarë të vendit tonë,

Jemi këtu, sepse në besimin dhe kulturën tonë, e tashmja që e gëzojmë, dhe e ardhmja, sikurse e shpresojmë nesër, nuk do të ishin të njëjta pa sakrificën deri në vetëflijim të vëllezërve dhe motrave tona.

Jemi sot këtu për njeriun i cili me shembullin e tij, shembullin e familjes së tij, me shembullin e shoqërisë që përfaqësoi, përfaqëson pikërisht k’të kulturë të lashtë vetëflijimi e sakrifice, që dhe popujt më të mëdhenjë ua kanë lakmi dhe i përmendin me pietet.

Jemi këtu për z. Ramush Haradinaj, patriot dhe udhëheqës i Kosovës në kohë të luftës dhe të paqes. Jemi këtu për persononalitetin dhe shembullin e një nje njeriu për të cilin fjalët shpesh janë të vogla, për të shpjeguar madhështinë që mbështjellë këta burra hijerëndë.

Liria, respekti dhe dinjiteti, në ditët që po jetojmë, mund të kosiderohen vetëm si fjalë, që mund të shkruhen lehtë me majën e lapsit. Dhe cili është ai burrë që mund t’u jap kuptim këtyre fjalëve? Cili është ai burrë, para të cilit këto fjalë tremben, e ngjallen dhe marrin kuptimin për të cilin janë krijuar?

Njerez të gjakut tim, z. Ramush Haradinaj sot, nesër dhe përjetësisht do të mbetet simboli i njeriut të mishëruar me lirinë, respektin dhe dinjitetin. Shembulli i tij, i bashkëluftëtarëve të tij të Luftës Çlirimtare të Kosovës na mësuan se nevojitet guxim, burrëri, besë e nder, për t'u cilësuar e mbetur si kujdestar i lirisë, respektit dhe dinjitetit.

Ne, sot, edhe pse vetëm përkohësisht, në mesin tonë nuk e kemi një nga kujdestarët më të denjë të lirisë së Kosovës. Ne, sot, këtu me praninë tonë në këtë faqe dëshmojmë se edhe ne me dinjitet dhe të patundur, jemi të bindur se Kosovës do t'i kthehet një nga krijuesit më të zjarrtë të pavarësisë së saj.

Njerëz të mirë,

Jemi bashkë për z. Ramush Haradinaj, sepse të gjithë thellë e dijmë, se nuk mund të hapim rrugë përpara lirshëm, dhe në siguri, pa njërin nga udhëheqësit tanë më meritorë për këto ditë qe vazhdojnë të na ngrohin me diellin e lirisë.

Andaj dhe qëndrojmë kryelartë, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për udhëheqësin, z. Ramush Haradinaj, dhe duke e respektuar atë, ne respektojmë përkatësinë, ëndrrën e përbashkët, qytetërimin dhe të drejtën e pamohueshme. Kështu bëjmë sot, kështu do të bëjmë kurdoherë që vendi kërkon.
Do të ruajmë themelet e këtij shteti, forcojmë e pavarësinë e tij dhe tregojmë besimin tonë të pathyeshëm si qytetarë të ndërgjegjshëm të këtij trolli.

Miq, përveç sakrificës së z. Ramush Haradinaj dhe të familjes së tij për lirinë, respektin dhe dinjitetin e Kosovës, më lejoni të kujtoj atë çfarë z. Ramush Haradinaj bëri për shtetin e Kosoves dhe pavarësinë e saj:

  • E udhëhoqi me trimëri të patundur, përkushtim prej biri të paepur dhe sakrificë të pashoqe luftën për lirinë e vendin, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës;

 

  • Duke u perpjekur për të krijuar vizion të ri dhe të përparuar, bashkoi bashkëmendimtarët nga profile të ndryshme me prioritet ndërtimin e shtetit të shëndoshë, që fëmijët tanë t’a kenë trashëgim;
  • U shqua me sensin dhe origjinalitetin e tij, si lideri më popullor në vend dhe për fuqinë vednimmarrëse në momentet më të rëndësishme, si ne ditët më të vështira të këtij kombi. Ai kurrë nuk u frikësua për të marrë vendime, as kur madje rrezikonte veten, madje as kur vendimet e prera do t’a largojne nga familja dhe do të kerkojnë edhe sakrifica tjera.

 

  • Ashtu siç bëjnë liderët më të guximshëm dhe të qartë, në objektivat e tyre politike, bëri kthesën historike në ndërtimin e koalicionit të parë qeverisës dhe në thyerjen e të gjitha tabuve të deriatëherëshme, kur, duke tejkaluar veten dhe interesat e ngushta për hir të vendit, formoi Qeverinë e parë nën udhëheqjen e tij, e cila u shqua për dinamizëm, efikasitet dhe shtroi rrugën e vërtetë e cila, përkundër shumë pengesave e ndërhyrjeve, në fund e çoi Kosovën deri te Shpallja e Pavarësisë, më 17 Shkurt të vitit 2008;
  • Në mars të vitit 2005, pas një mal akuzash të shpifura, të gatuara në kuzhinat propagandistike të Beogradit dhe të qarqeve dashakeqe ndaj Kosovës, e akceptoi më së miri momentin, e la postin e kryeministrit dhe vendosi të udhëtojë vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, për të dëshmuar edhe një herë, me plot dinjitet, pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi. E bëri këtë pa iu trembur syri, dhe e fitoi procesin. Bota e kuptoi të vërtetën, përmes kësaj sakrifice të radhës, të liderit të luftës e të paqes, z. Ramush Haradinaj.

 

Në kohën kur ky vend përsëri, më së shumti kërkonte të kishte në shërbim birin e vet, për të trasuar rrugë të reja, për të cuar këtë komb përpara, një tjetër verdikt u morr në Hagë. Drejtësia ndërkombëtare u shtang nga një vendim që në esencë në të gjithë e ndiejmë si të padrejtë dhe shumë të pamatur. Ky vendim e përmbysi drejtësinë ndërkombëtare dhe e ftoi z. Haradinaj në rigjykim. Padrejtësisht!

Por, z. Haradinaj, sërish me mendjen te fati i atdheut, tha: “Më i rëndësishëm se vendimi për mua është ai që do të merret në GJND për Kosovën”.

Vetëm të tillët, që e tejkalojnë veten në kohët e mëdha të kombit, janë përherë fitimtarët më të mëdhenj. Vetëm të tillët janë shumë të rrallë. Andaj edhe jemi bashkë. Dhe kjo do të dëshmohet edhe në procesin e radhës, të cilin padrejtësisht Tribunali i Hagës e rihapi.

Ne jemi të bindur që z. Haradinaj shumë shpejt do të jetë në mesin tonë, pranë familjes dhe në krye të përgjegjësive qe do t’ia ngarkojë vendi për të cilin sakrifikoi aq shumë. Ai do t’a dëshmojë edhe një herë atë që e dëshmoi në të kaluarën – pastërtinë e luftës dhe sakrificës së tij, pastertinë e luftes dhe të sakrifices suaj, për lirinë, shtetin dhe dinjitetin tonë njerëzor, qytetar e kombëtar.

Ajo që ne e kërkojmë sot këtu, është kthimi sa më i shpejtë i tij në Kosovë.
Ai na duhet në mesin tonë.
Vizioni i tij për këtë vend që përpëlitet është mëse i nevojshëm.
Kufijtë e këtij vendi duan të jenë të paprekur.
Ky Komb, si në ditët më të vështira të tij, ka nevojë për k’të Burrë.

 

Nderi Juaj
Krenaria Juaj
Dinjiteti Juaj

Ramush Haradinaj.